AktualitetPolitikëTë fundit

Debat për ligjet e reformës; Ndryshimi i ligjeve, Fino: Nuk duhet të futen duart në ligj sa herë ka probleme…

Komisioni Ligjeve shqyrtoi dy projektligje në kuadër të Reformës në Drejtësi përmes të cilave synohet vendosja e një mekanizmi të ri zhbllokues në rastet kur ka ngërç në betimin e gjyqtarëve kushtetues, siç ishte rasti Arta Vorpsit.

Deputeti Alket Hyseni tha se duke u bazuar në praktikat e SHBA dhe BE, betimi me shkrim është plotësisht i mjaftueshëm.

Ndërsa projektligji tjetër i jep më shumë të drejta inspektorit të lartë në drejtësi për të vepruar me shpejtësi duke pezulluar gjyqtarët dhe prokurorët problematikë. Socialisti Bashkim Fino kërkoi të shkohet përtej përmirësimeve sporadike të ligjit të reformës në drejtësi.

“Nuk duhet të futen duart në ligj sa herë ka probleme…kur do ta kemi një analizë të thelluar se si është duke funksionuar reforma në drejtësi”, shprehet Bashkim Fino.

Ish ministri drejtësisë dhe arkitekti reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj tha se ai nuk e mendonte dhe parashikonte që e keqja në drejtësi të kishte këto përmasa. Zoti Xhafaj, komentoi retorikën e ashpër të kryeministrit ndaj të korruptuarve në drejtësi etiketuar si KÇK.

“Duhen qëndrime proaktive nga KLP dhe KLGJ…..këto organe duhet të kishin reaguar fort për gjyqtaren e Krujës……duhet me patjetër analizë se çfarë ka shkuar keq me reformën në drejtësi”, shprehet Fatmir Xhafaj./TCH

 

Fraksion.com