AktualitetBota+Të fundit

Turqi, 33 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga orteku

Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se numri i të vdekurve nga orteku në qytetin Van të Turqisë është rritur në 33.

AFAD njoftoi se në të njëjtin vend brenda 24 orëve kanë ndodhur dy orteqe të borës.

“Sipas informacioneve që kemi marrë, 33 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 53 të tjerë janë lënduar”, thuhet nga AFAD-i.

Më tutje, nga agjencia bëjnë të ditur se në zonë janë dërguar 59 ekspertë të kërkim-shpëtimit, bashkë me 11 automjete.

“Gjithashtu një ekip prej 75 personave të kërkim-shpëtimit të xhandarmërisë dhe ekip kërkim-shpëtimi prej 10 personash të AFAD-it bashkë me dy automjete, si dhe një avion ushtarak nga Ankaraja janë dërguar në rajon”, njoftoi AFAD-i.

Agjencia tha se në rajon janë dërguar ekipe dhe mjete të tjera nga institucionet përkatëse./AA

 

Fraksion.com