Rama shkruan në “facebook” se ka diskutuar me Pompeo-n për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, fatura e të cilit arrin në rreth 1 miliard euro, për paketën “Anti-KÇK”, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Në zyrën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për Rindërtimin, paketën AntiKÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi, si edhe sfidat e përbashkëta të aleancës sonë strategjike, ku Shqipëria mbetet besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës🇦🇱🤝🇺🇸”, shkruan Rama.