Një vajzë 16-vjeçare nga Shqipëria ka konkurruar në spektaklin e talenteve “The Voice of Switzerland” dhe i ka mahnitur të gjithë.
Lorena Beadini ka kënduar këngën “All About That Bas” dhe ia doli të kthejë të gjithë anëtarët e jurisë.

Të mahnitur nga performanca, anëtarët e jurisë u ngritën në këmbë. Në fund Lorena Beadini zgjodhi DJ Antoine për të vazhduar rrugëtimin e saj në këtë spektakël. Ndiqni performancën mbreslënëse të 16-vjeçares. Lorena Beadini e ka treguar që në fëmijëri pasionin dhe talentin e saj për këngën. Në moshën 6-vjeçare ajo ka mbajtur koncertin e saj të parë.

 

Fraksion.com