“U gjet i vdekur në burgun e Peqinit”; Ekspertiza: Vdiq nga mbidoza e ilaçeve
Andon Mëhillaj, i dënuari me burgim të përjetshëm i cili u gjet i vdekur natën duke gdhirë dita e hënë në burgun e Peqinit, rezulton të jetë helmuar.
Nga ekspertiza e kryer në trupin e tij, rezuton se vdekja e Mëhillaj ka ardhur për shkak të konsumit mbidozë të ilaçeve anti-depresive, të cilat i përdorte prej kohësh.
Familjarët e tij hodhën dyshime se të riun mund ta kenë helmuar në burg. Ndërkohë ngrenë pretendime se i biri i cili mbahej në një qeli më vete, ka pasur probleme me zemrën qysh kur hyri në burg, porse nuk i kanë dhënë ndihmën e nevojshme.
Andon Mëhillaj njihet si pjesë e bandës së tritolit, i cili porosiste vrasje. Ai u shpall fajtor, i akuzuar se bashkë me kushëririn e tij Genis Mëhillaj, kanë porositur vrasjen e Sokol Veizit dhe Agron Çelës.
Pjesë e bandës, si i paguar për krimet u dënua edhe Julian Sinanaj.
Mëhillaj u akuzua se ishte sekseri që ndërmjetësonte çmimin mes biznesmenëve dhe Julian Sinanajt, duke bërë rolin e negociatatorit.
Bashkë me kushëririn Genis Mëhillaj ata merrnin porosi për krime nga biznesmenë të fuqishëm dhe për këto krime paguheshin me 20-30 mijë euro, ndërkohë që “këmbëza” ishte Sinanaj.
Fraksion.com