AktualitetPolitikëTë fundit

Presidenti i Parlamentit Europian në selinë e PD

Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka qenë sot në selinë e Partisë Demokratike ku ka zhvilluar një takim me kreun e PD Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë të kësaj force.  Kreu i PE shoqërohej nga ambasadori i BE, Luigi Soreca.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka  zbuluar detaje nga takimi.

“I konfirmova se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë’, shkruan Basha në facebook.

Postimi i plotë

I lumtur të takoja mikun e Shqipërisë, Presidentin e Parlamentit Europian z. David Sassoli dhe të merrja prej tij konfirmimin se, personalisht dhe institucionalisht, do të jetë një mbështetje e fuqishme dhe e vazhdueshme për rrugën europiane të Shqipërisë dhe përparimin demokratik të vendit tonë.

I konfirmova se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë.

Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon!
Mirënjohje Presidentit Sassoli dhe Parlamentit Europian për mesazhin shpresëdhënës se populli shqiptar ka patur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Europës.

Sassoli ndodhet prej ditës së djeshme në Tiranë ku ka takuar Presidentin e Republikës Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi. Situata politike, reforma zgjedhore dhe hapat për çeljen e negociatave kanë qenë në fokus të diskutimeve.
Fraksion.com