Në kalatat portuale u ankoruan 11 anije tregtare, në ditët e para të shkurtit
Ditët e para të muajit shkurt kanë nisur me intensitet përpunues në kalatat portuale të Portit më të madh në vend.
Sipas të dhënave të Dispeçerisë së APD-së, 9 anije tregtare janë ankoruar në kalatat portuale nr. 1, 4, 5, 10, 11 dhe 6.
Gjatë fundjavës janë përpunuar 6 anije tregtare me rreth 10, 017 ton mallra të ndryshme dhe 1, 344 kontejnerë.
Ndërkohë, aktualisht në kalata dje u shkarkuan 3 anije tregtare me rreth 13 ton mallra, kryesisht melaminë dhe hekur, të ankoruara në kalatat nr. 1, 4 dhe 5.
Qendra e Informacionit në APD bën me dije se 2 anije tregtare erdhë pasditen e djeshme, nga të cilat u përpunuan afro 3, 250 ton mallra dhe 207 copë kontejnerë.
Fraksion.com