Makina kthehet përmbys në Elbasan; Detajet: I dyshuari që ngriti në këmë policinë nuk iu bind urdhrave
Tre makina të përplasura, njëra prej tyre e kthyer përmbys në Krastë të Elbasanit ku pas ndjekjes nga policia, 3 makina përfunduan të aksidentuara dhe 5 persona mbetën të plagosur, pas aksidentit të ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Mësohet se ndër pesë të plagosurit të dërguar në spital është edhe polici Eugen Abdurrazaku.
Personazhi që ka ngritur më këmbë policinë e Elbasanit por jo vetëm është shtetasi Aldiron Shehu, i cili është arrestuar.
Ky person udhëtonte me një makinë tip “volkswagen pasat” me targa greke nga Korça.
Ai nuk i është bindur policisë për të ndaluar dhe ka vijuar rrugën drejt Pogradecit. Po ashtu edhe në Pogradec e Librazhd nuk i ka qëndruar postblloqeve.
Ndërkohë është njoftuar policia e Elbasanit e cila ka ngritur një postbllok me forca rendi dhe shqiponjash për të ndaluar të dyshuarin.
Ky i fundit nuk i ka qëndruar as postbllokut dhe ka përplasur një mjet të forcave “Shqiponja”.
Më pas për shkak të lëvizjes, mjeti i Shehut ka dalë në krahun tjetër të rrugës dhe ka përplasur dhe 2 mjete të tjera.
Gjatë kësaj kohe policia ka qëlluar në ajër për të paralajmëruar Shehun, i cili u vu në pranga. Ai rezulton me precedentë penal pasi të njëjtin episod e ka kryer edhe gjatë vitit 2018.
Pasi morën njoftim nga Salla e Drejtimit Korçë, efektivët e Elbasanit u vunë në lëvizje për të ndaluar një automjet tip “Pasat”, ngjyrë e zezë, me targa greke IEH 3922.
I dyshuari, i identifikuar si Ardilen Shehu, 27 vjeç, banues në Gjirokastër nuk iu bind statistikës së vendosur në rrugë për pikë kontrolli, e mori përpara duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe vijoi me shpejtësi të madhe në drejtim të Elbasanit.
AMë pas, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, drejtuesi përplasi makinën e policisë dhe dy mjete të tjera. Si pasojë, u plagos një punonjës policie dhe 4 persona të tjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Kur u ndalua, u shoqërua për në rajonin e policisë për vijimin e procedurave.
Nga kontrolli i mjetit nuk u gjetën armë apo lëndë narkotike por vetëm disa targa atuomjetesh. 27-vjeçari ka kryer të njëjtat veprime në vitin 2018 duke mos ju bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar.
Emrat e të plagosurve : 1.Eugen Abdurrazaku, efektivi i policisë, 2.Diana Plaka, 3.Durim Plaka (burrë e grua), 4.Albert Cani, instruktor autoshkolle, 5.Adriana Mukja
Fraksion.com