AktualitetPolitikëTë fundit

“Makina e së vërtetës”; Ambasadorja amerikane: Një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin

Nga sot policia shqiptare ka në pajisjet e saj edhe makinat e së vërtetës ose ndryshe poligrafët. Në Ministrinë e Brendshme janë certifikuar sot 5 poligrafët e parë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat që do të marrë në testim edhe kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit, BKH, ose ndryshe FBI-ja shqiptare.

Në aktivitet ka marrë pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, e cila tha se këta ekspertë të poligrafit janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin.

 

“Shqipëria ka ligjin e ri për SPAK që kërkon punonjësit e BKH t’i nënshtrohet ekzaminimit me poligraf përpara punësimit. Këta ekzaminues dhe pajijsja e dhuruar nga SHBA do sigurojnë aftësinë për tu zbatuar sipas ligjit të ri të SPAK. Ata janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, tjetër mundësi për të zbatuar shtetin ligjor.

Njësia e poligrafit brenda SHCB, kjo njësi do nisë të kryejë kontrollet e kandidatëve për drejtorë të BKH më vonë gjatë javës, një hap për ta vënë tërësisht në zbatim BKH.

SHBA do vazhdojë t’ju mbështesë në këtë detyrë e funksione të tjera vendimtare gjatë vitit të ardhshëm.

Sikurse me përparimin në fushat e tjera të reformës në drejtësi, SHBA qëndrojnë vendosmërisht ne krahe te qeverise shqiptare për të larguar korrupsionin nga sistemi i drejtësisë penale.

Sot jemi këtu 5 persona, s’është numer i madh është thjesht një pikë uji por i hedh sytë te busti i Skënderbeut, na e tregon këtë një legjendë, pak mijëra veta kundër një bote të tërë. Keshtuqë dua t’ju them të diplomuarve sot unë besoj tek ju dhe popullit shqiptar i them që unë besoj tek ju”, tha ambasadorja Kim.

 

Fraksion.com