AktualitetBota+Të fundit

Madrid, difekt me avionin Boeing, shpenzoi karburant për t’u ulur

Një avion Boeing 767 me 128 pasagjerë i linjës ajrore Air Canada u ul me sukses pasi pësoi një problem në njërin prej motorëve menjëherë pas nisjes nga Madridi.

Avioni qarkulloi në ajër për të shpenzuar karburantin para se të ulej në tokë, njoftuan zyrtarët e kompanisë ajrore.

“Avioni Boeing 767-300, është ndërtuar për të operuar edhe me një motor të vetëm dhe pilotët tanë janë plotësisht të trajnuar për një rast të tillë. Megjithatë është shpallur një emergjencë për të patur përparësinë gjatë uljes”, tha Air Canada në një deklaratë.

Njoftohet se njëra prej 10 gomave të avionit shpërtheu gjatë ngritjes nga aeroporti Adolfo Suarez i Madridit. Operatori spanjoll i aeroportit AENA tha më herët se aeroplani kishte kërkuar një ulje emergjente pasi njoftoi për një “problem teknik”. Piloti bëri thirrje për qetësi dhe durim ëas njoftimit të emergjencës.

 

Fraksion.com