AktualitetBota+Të fundit

Kina konfirmoi 425 vdekje nga koronavirusi

Numri i rasteve të vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit ka shkuar në 425, tha sot Komisioni Kombëtar i Shëndetit i këtij vendi (KKSH).

Në një njoftim, Komisioni tha se deri më tani ka pranuar gjithsej 20.438 raste të konfirmuara, duke shtuar se gjithsej 64 persona ndërruan jetë gjatë 24 orëve të fundit.

Mbi 171.000 persona janë nën vëzhgim mjekësor, ndërsa numri i personave të lëshuar arriti në 632.

Një burrë 44-vjeçar vdiq nga koronavirusi në Filipine, vdekja e parë e konfirmuar jashtë Kinës, bëri të ditur të dielën zyra lokale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

KKSH gjithashtu njoftoi se trupat e atyre që kanë vdekur për shkak të shpërthimit të sëmundjes do të digjen në zonat e krematoriumit pranë spitaleve.

Numri i personave me virusin e zbuluar jashtë territorit të Kinës arriti në 15 në Hong Kong dhe tetë në Macau, dy rajone të veçanta administrative.

Përveç Kinës, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, duke përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Tajlandën, SHBA-në, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën, Vietnamin, Malajzinë, Kamboxhën, Sri Lankën, Filipinet, Indinë dhe Kanadanë.

OBHS ka shpallur emergjencë ndërkombëtare.

 

Fraksion.com