AktualitetNATO/BETë fundit

Këshilli i Atlantikut të Veriut takohet me Bordin Këshillëdhënës për Reformën e Mbrojtjes në Ukrainë

Këshilli i Atlantikut të Veriut u takua me anëtarët e Bordit Këshillëdhënës për Reformën e Mbrojtjes të Ukrainës të martën (4 shkurt 2020) për të shkëmbyer mendime mbi axhendën e reformës së Ukrainës dhe përparësitë e tanishme. Themeluar në vitin 2016, Bordi i ofron ekspertizë dhe rekomandime për reformat në mbrojtje udhëheqjes së Ukrainës.

Aleatët e NATO-s mirëpritën përpjekjet e Bordit për të mbështetur Ukrainën në zbatimin e reformave kryesore përgjatë parimeve Euro-Atlantike, dhe duke siguruar që këto janë të qëndrueshme. Në veçanti, Aleatët mirëpritën përpjekjet për të çuar përpara kontrollin civil dhe mbikëqyrjen demokratike mbi sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, për të përmirësuar sistemin e komandimit dhe kontrollit të Forcave të Armatosura dhe për të trajtuar korrupsionin. Kryesues i Këshillit, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoană, gjithashtu falënderoi Bordin për bashkëpunimin e ngushtë me Përfaqësimin e NATO-s në Ukrainë.

Që nga viti 2014, NATO ka forcuar mbështetjen e saj për Ukrainën, me Fondet e reja të Mirëbesimit, më shumë këshilltarë dhe programe të zgjeruara për ndërtimin e kapaciteteve. Aleanca vazhdon të sigurojë këshilla strategjike mbi reformat e sektorit të sigurisë dhe mbrojtjes së Ukrainës, në përputhje me qëllimet e Ligjit për Sigurinë Kombëtare të vitit 2018.

 

Fraksion.com