Foshnja pritet nga mjekët gjatë lindjes me operacion
Një foshnjë e cila erdhi në jetë me operacion pësoi një të çarë në fytyrë, poshtë syrit të djathtë.
Denoncimi mbi gjithë sa ndodhi u bë nga nëna e vogëlushes, e cila fillimisht duhet ta lindte foshnjën natyralisht, por mjekët për të shmangur komplikimet vendosën për operacion.
Ngjarja në fjalë vjen nga Rusia, ku 19-vjeçarja Darya Kadochnikova, mbërriti në spital për të lindur pas konsultës me mjekun, i cili i këshilloi operacionin, për shkak të pozicionit të foshnjës.
Ajo ju nënshtrua anestezisë totale, pasi epidurialia, nuk rezultoi e suksesshme. Pasi u përmend, më në fund pa vajzën, por u përball me zbulimin tronditës, poshtë syrit të djathtë kishte një të prerë të thellë, shkruan noa.al.
Darya Kadochnikova, e cila pas lindjes shfaqi temperatutë të klartëm u ankua tek mjekët, por pretendon se ka marrë këtë përgjigje, “Na vjen keq, por foshnja nuk duhet të kishte lëvizur gjatë operacionit”.