AktualitetTë fundit

“Deklaro pasurinë brenda 48 orësh”; OFL ‘ultimatum’ Lulzim Berishës që i shpëtoi burgimit të përjetshëm

Lulzim Berisha, ish-kreu i “Bandës së Durrësit” është një prej subjekteve të paketës ‘anti-kçk’.

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar një formular për deklarimin e pasurisë Berishës brenda 48 orëve, i cili u lirua në vitin 2016 me kusht.

Këto të dhëna i bëri të ditura sot zëdhënësja e OFL, në një deklaratë për mediat teksa u shfaq me kapele e syze dhe dha detaje për ditën e dytë të operacionit.

OFL ka dërguar kërkesë me shkrim për Berishën.

Lulzim Berisha u lirua nga burgu më 5 dhjetor 2016 pas një procesi të gjatë padish e kërkesash që avokatët e tij bënë në gjykata.

 

Fraksion.com