AktualitetTë fundit

Anti-KÇK-ja zbarkon në Shkodër për sekuestrimin e pasurisë së Doçit dhe Bajrit, pjesë e grupit të Shijakut (VIDEO)

Pas sekuestrimit ditën e djeshme të pronave të Hajrajve në Shijak, Operacioni Forca e Ligjit mëngjesin e sotëm ka zbarkuar në Shkodër për të goditur pjesën tjetër të grupit në veri të vendit, që rrëmbeu dhe vrau Jan Prengën. Bëhet fjalë për familjen Doçin, i cili cilësohet si truri i pengmarrjes së Prengës, ndërsa është në kërkim dhe nga Italia për trafik kokaine.

Gentian Doçi së bashku me Hajrajt në Shijak organizuan dhe kryen rrëmbimin dhe më pas vrasjen e pengut, Jan Prenga pas konflikteve me vëllanë e tij të fundit në Angli. Ndërkohë që në shënjestër të OFL-së janë edhe Bajrajt po në qytetin e Shkodrës.

Report Tv sjell pamjet e momentit kur makinat me forcat e OFL-së futen në qytetin e Shkodrës, ndërsa vijon operacioni për sekuestrimin e pasurive. Një pjesë e pronave të këtyre dy familjeve dyshohet se janë në emrat e të tretëve, megjithatë pritet për t’u parë çfarë përmban dosja e OFL-së.  Lista e parë në duart e OFL-së përfshin 150 subjekte, nga 250 në total. Sot OFL-ja u nisi formularin për të justifikuar pasurinë Lulzim Berishës dhe Ardian Çapjas.

 

Fraksion.com