Albin Kurti merr detyrën e kryeministrit nga Pacolli
Në mungesë të ish kryeministrit Ramush Haradinaj, ish zëvëndëskryeministri Behgjet Pacolli i ka dorëzuar detyrën e kryeministrit, Albin Kurtit.
Hapat e parë drejtë Qeverisë, shefi i ri i ekzekutivit i bëri duke ecur mbi tepihun e kuq dhe nën interpretimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe nën përshëndetjen e gardës ceremoniale të FSK-së të cilët ishin rreshtuar për nder të tij.
Pas kësaj, Kurti pritet të thërrasë në një mbledhje ceremoniale edhe qeverinë e tij të re.
Kurti është zgjedhur kryeministër një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës. Në kabinetin e tij, ai do të këtë dy zëvendëskryeministra dhe 15 ministra.
Fraksion.com