Aktualiteti politik; Ambasadorja e SHBA i shkon në zyrë Bashës
Një ditë e ngjeshur plot me takime kjo e martë për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Pasi zhvilloi një takim me kryetarin e PE-së David Sassoli dhe më pas me delegacionin e Kongresit të Autoriteteve Lokale në Komisionin Euuropian, lideri i PD-së po pret ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
Diplomatja është pritur në hyrje të selisë nga vet Basha, ndërsa ky është takimi i parë prezantues mes tyre.
Në përfundim, kryedemokrati u shpreh optimist duke thënë se gjithcka po bëhet për ti dhënë shpresë shqiptarëve se ka një rrugë zhvillimi.
Por bëri të qartë se ky nuk është fundi i takimeve të tij.
”Dita e zhvillimeve politike sot dhe atyre që do të vijnë do të jetë plot me lajme, me prioritete, me zhvillime. Për një gjë ju siguroj, se gjithçka që po bëhet po bëhet për t’i shërbyer një qëllimi që shkon përtej Partisë Denokratike dhe opozitës, qëllimi për t’u dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe dalje nga kriza.
Kështu që në këtë kuptim ndjehem i inkurajuar nga takimet sot dhe do të vazhdoj t’ju mbaj të informuar.”, tha Basha para gazetarëve.
Frakion.com