AktualitetBota+Të fundit

Shumë vende ndalojnë hyrjen e të huajve nga Kina

Shumë vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, po u refuzojnë hyrjen vizitorëve të huaj, që kanë qenë në Kinë kohët e fundit.

Mbi autoritetet shëndetësore në botë është rritur presioni për të shtuar masat për mbrojtjen e njerëzve nga koronavirusi.

Shtetet e Bashkuara, Australia dhe një numër i madh vendesh kanë ndaluar hyrjen e të huajve nga Kina, por jo të shtetasve të tyre që kthehen në shtëpi.

Franca ka krijuar dy qendra izolimi. Qytetarët qëndrojnë aty dy javë dhe mbikëqyren, përpara se të lirohen.

“Po përcjellim me kujdes gjendjen shëndetësore të këtyre njerëzve. Gjithçka është organizuar që të sigurohemi se nuk ka infeksione”, tha Adrien Taquet, Sekretar i shtetit francez për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Më shumë se 300 persona kanë hujmbur jetën pas shpërthimit të koronavirusit në Kinë, shumica në provincën Hubei. Më shumë se 14 mijë njerëz janë infektuar në 24 shtete. Autoritetet shëndetësore besojnë se virusi mund të riprodhohet dhe të qëndrojë në organet e tretjes, por ende nuk dihet se si shpërndahet.

“Në Wuhan, Shenzhen dhe në rastet e para të infektimeve në Shtetet e Bashkuara është vërejtur koronavirus i ri në zorrët e pacientëve. Kjo tregon se virusi mund të riprodhohet dhe të egzistojë në organet e tretjes. Por kërkohen hulumtime epidemike që të vërtetohet nëse virusi shpërndahet përmes frymëmarrjes apo në ndonjë formë tjetër”, tha Mi Feng i Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë.

Shkencëtarët në Itali thonë se izoluan ADN-n e koronavirusit të ri. Gjetjet u kryen në Institutin Kombëtar për Sëmundje Infektive “Lazzaro Spallanzani”, ku u trajtuan disa vizitorë kinezë të sëmurë nga virusi.

“Izolimi i virusit nënkupton më shumë mundësi për t’a studiuar dhe kuptuar atë, që të gjejmë mënyrën më të efektshme të pengimit të shpërndarjes”, tha Roberto Speranza, Ministër i Shëndetësisë në Itali.

Zoti Speranza tha se gjetjet do të ndahen me komunitetin ndërkombëtar.

Në Evropë janë konfirmuar më shumë se 20 pacientë të infektuar me virusin e ri.

 

Fraksion.com