Life StyleTë fundit

Romeo foli për herë të parë për ndarjen; Mos vallë këto fjalë të Jonida Maliqit i dedikohen atij?

Në një intervistë për “Thumb On”, aktori i humorit Romeo Veshaj foli për herë të parë për ndarjen e tij nga këngëtarja Jonida Maliqi.

Romeo vendosi të thyejë heshtjen e të na tregojë për herë të parë për marrëdhënien që ka ngjallur aq shumë kuriozitet në showbiz-in shqiptar.

Ai u shpreh se të dyja palët kishin fajet e tyre dhe marrëdhënia tashmë s’mund të rregullohej më.

“Nuk e kam mohuar asnjën herë. Heshtja është pohim. Çfarë ka ndodhur është e shkuar, anija u mbyt. Kapiteni u mbyt me gjithë anijen. Sado ta riparosh Titaniku nuk lundron më.”- rrëfeu aktori, i cili gjithashtu pranoi se ai dhe Jonida kishin mbetur miq pas ndarjes.

Mirëpo, fotoja e fundit e Jonida Maliqit në Instagram na bëri të gjithëve konfuzë.

“Ji i njëjti person në privatësi, publikisht dhe personalisht”- shkruhej në foton e Jonidës, fjalë të cilat mund t’i drejtohen  Romeos pas deklaratës së tij.

Mbase deklarata e Romeos nuk ka qenë edhe aq e sinqertë dhe Jonida ka rezervat e saj lidhur me këtë pjesë.

Megjithatë, këngëtarja nuk ka sqaruar asgjë më shumë krahas fotos dhe ky postim mund të mos ketë lidhje me ish-partnerin e saj, mirëpo ne po presim sa më shpejt një tjetër reagim nga Jonida.

Më herët, këngëtarja ka treguar se me Romeon është njohur në televizion, mirëpo nuk kanë preferuar të flasin asnjëherë për marrëdhënien e tyre gjatë kohës që kanë qenë së bashku.

 

Fraksion.com