AktualitetKosovaTë fundit

Presidentit nuk ju dërgua ftesë për pjesëmarrje në seancën e votimit të Qeverisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është ftuar që të marrë pjesë në seancën e votimit të Qeverisë së Kosovës.

Në këtë seancë është parë tek të ftuarit vetëm një këshilltar i presidentit Thaçi, i cili ka qëndruar vazhdimisht në këmbë, shkruajnë mediat kosovare.

Nga burime brenda Zyrës së Presidencës, mësohet se Protokolli i Kuvendit i ka dërguar vetëm një e-mail Protokollit të Presidencës, rreth 5 minuta para nisjes së seancës së sotme.

Në të kaluarën, në momentet e para që është caktuar seanca për votimin e qeverisë, ftesë zyrtare i është dërguar gjithmonë presidentit të vendit, që si kreu i shtetit me interes të veçantë të jetë prezent gjatë seancës.

 

Fraksion.com