AktualitetPolitikëTë fundit

“Po të dëgjoj duke ecur”; Basha publikon videon për shqiptarët

“Shqiptarët meritojnë të dëgjohen me vëmendje dhe të trajtohen me dinjitet. Po të dëgjoj”.

Kështu shkruan kryedemokrati Lulzim Basha teksa publikon një video duke ecur në rrugët e Tiranës.

Ai thotë se kudo ku shkon dhe me këdo flet, njerëzit kërkojnë të njëjtat gjëra: mundësi, punësim, shëndetësi, arsim të denjë dhe zbatim të ligjit dhe një qeveri që kujdeset për ta, një qeveri që i dëgjon.

“Si çdokush edhe unë kam të metat e mia, dhe e di shumë mirë se kam bërë edhe gabime në të kaluarën.

Por një gjë ua premtoj të gjithë shqiptarëve: Se gjithmonë do ju dëgjoj, gjithmonë do t’iu shërbej dhe se gjithmonë do t’iu vë ju të parët”, thotë Basha në mesazhin e tij.

 

Fraksion.com