AktualitetPolitikëTë fundit

OSBE i kërkon opinion Komisionit të Venecias për Paketën Antishpifje

Pas Asamblesë së Këshillit të Europës edhe OSBE i kërkon opinion Komisionit të Venecias lidhur me të ashtuquajturën “paketë antishpifje”.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, OSBE me anë të përfaqësuesit për Lirinë e Medias Harlem Desir, njoftoi dërgimin projektligjeve ligjore për median audiovizive dhe komunikimeve elektronike në Komisionin e Venecias.

“‘Unë dërgova në Komisionin e Venecias rishikimet tona ligjore mbi projektligjet e Shqipërisë për Median Audiovizive dhe Komunikimet Elektronike, pasi Parlamenti shtyu votimin javën e kaluar. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të bërë përmirësime të mëtejshme para një votimi të ri në Parlament.”

Komisioni i Venecias pritet të mblidhet më 20 mars në një seancë plenare për të diskutuar ligjin për mediat audiovizive dhe komunikimet elektronike.

Mazhoranca e shtyu vendimin për votimin e dekretit të Presidentit lidhur me paketën anti-shpifje deri në pritje të përgjigjes së Komisionit të Venecias.

 

Fraksion.com