Monitorimi i mjeteve të transportit të mallrave, vijon aksioni në të gjitha akset kombëtare
Në të gjitha akset rrugore në vend po vijon aksioni për të kontrolluar dhe monitoruar mjetet e transportit të mallrave.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se kontrolli është i fokusuar në evidentimin e mjeteve që ndotin ambientin me emetime gazrash e shkarkime ndotëse, që qarkullojnë në rrugë jashtë standardeve.
Në fokus janë edhe mjetet e mallrave me ngarkesa mbipeshë, linjat ndërqytetëse që shkelin rregullat apo taksi a mjete me pasagjerë pa licencë.
Masat, theksoi ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore.
Fraksion.com