Limaj këshillë për Kurtin: Ule kokën dhe sillu si kryeministër
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur takim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, është treguar i ashpër ndaj mandatarit, Albin Kurti.
Ai në fjalimin e tij, i ka kërkuar Kurtit që të ndërroj qëndrimin dhe sjelljet e tija, pasi që siç u shpreh Limaj, Kurti tashmë duhet të kuptoj që është kryeministër e jo në opozitë.
“Mandatari nëse votohet, sugjerimi im është që me e ul kokën edhe me nis me u sill si kryeministër i Kosovës, me e ul kryet edhe e me ndërrua trakën edhe me u sill si kryeministër e jo si opozitar”, u shpreh Limaj, raporton lajmi.net.
Ai po ashtu në fjalimin e tij, ia ka kujtuar Kurtit që ai asnjëherë nuk e ka njohur flamurin e Kosovës e as nuk e ka ngritur atë, madje siç tha Limaj, ka qenë Kurti i cili ka kundërshtuar marrëveshjen e Rambujesë, paketën e Ahtisarit dhe të gjitha proceset e tjera, që siç u shpreh Limaj, është derdhur edhe gjak.
Limaj i ka sugjeruar Kurtit që të mos ngutet me deklarimet e tija, pasi siç potencoi Limaj, falë pakos së Ahtisarit ai sot do të bëhet kryeministër.
Ai po ashtu kërkoi nga LDK-ja që ta mësoj Kurtin se si funksion shteti.
“Prandaj ju anëtarë të koalicionit, mësojeni se qysh funksionon shtet. Ky nuk e din që Kosova është shtet”, u shpreh Limaj.
Ndërkaq sa i përket planprogramit qeverisës, Limaj tha se nuk i beson aspak.
Fraksion.com