AktualitetKosovaTë fundit

Kurti drejt Kuvendit: Pas 23 vjetësh kam rastin t’i shërbej populliti

I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti ka folur para mediave para nisjes për në Kuvend të Kosovës, ku për pak pritet që të bëhet votimi i qeverisë së re.

Kurti ka bërë të ditur se kryer përgatitjet për seancë.

“Kemi bërë të gjitha përgatitjet për seancën, me që synimi ynë është të zgjedhim qeveri të re, e cila do të punojë mbarë e mirë e sipas programit të harmonizuar, me një ekip shumë të mirë të kabinetit, por mbi të gjitha sot dua t’i falënderoj qytetarët e Kosovës që na mundësuan një ditë të tillë, në të cilën duam që ndryshimin e madh politik që ata e kanë bërë me 6 tetor, ne si përfaqësues ta shndërrojmë edhe në ndryshim qeveritar, pra ta institucionalizojmë ndryshimin e shkaktuar me vullnetin e popullit”, tha Kurti, teksa konfirmoi se do të takohet me deputetët e pakicave.

“Do t’i zhvilloj takimet përfundimtare edhe me disa deputetë do të shkoj njëherë në zyrën e grupit parlamentar të LV-së”, shtoi ai.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje tha se pas 23 vjetësh e ka rastin që t’i shërbejë popullit.

“Është një ditë që është kapitull i ri edhe në Republikën e Kosovës edhe në jetesën e popullit e në aktivitetin tim politik, që 23 vjet jam në opozitë prej që merrem me politikë, më në fund do ta kem shansin e sidomos përgjegjësinë që t’i shërbej popullit si asnjë herë më parë”, ka thënë ai.

 

Fraksion.com