AktualitetBota+NATO/BETë fundit

Irani: Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së vizitë në Teheran

Diplomati i lartë i Bashkimit Evropian sot, më 3 shkurt,  do të vizitojë Teheranin. Lajmi u njoftua nga ministria e Jashtme e Iranit.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell pritet të takohet me ministrin e Jashtëm Mohammad Javad Zarif si dhe zyrtarë të tjerë iranianë.

Udhëtimi i zotit Borrell shihet si përpjekja e fundit e BE-së për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të 2015-s, mes Teheranit dhe fuqive botërore.

Më maj 2018-s Presidenti Donald Trump vendosi të tërheqë SHBA-në nga marrëveshja bërthamore me Iranin duke i vendosur sërish sanksione Teheranit.

Pesë vendet e mbetura si palë në marrëveshje, Britania, Franca dhe Gjermania, Kina dhe Rusia janë zotuar ta mbajnë atë gjallë.

Teherani i ka reduktuar gradualisht angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes.

Pas vrasjes nga SHBA-ja të komandantit të lartë iranian Qasem Soleimani në muajin janar, Irani njoftoi se nuk do t’i respektonte më kufijtë e caktuar mbi numrin e centrifugave mund të përdoren për të pasuruar uranium.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Brukseli, zoti Borrell u takua me zotin Zarif gjatë një konference në Indi më 16 janar me qëllimin për të nxitur Teheranin që të “ruajë” marrëveshjen bërthamore gjithnjë e më të brishtë.

Zoti Borrell i tha zotit Zarif se marrëveshja ishte “më e rëndësishme se kurrë”, duke marrë parasysh tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, thuhej në deklaratë.

 

Fraksion.com