“Hyri në Shqipëri në mënyrë të paligjshme”; Lleshaj: Dëbimi qytetarëve është një praktikë e përditshme
Sot Kuvendi është mbledhur, në një seancë parlamentare, gjatë së cilës do të ketë tre interpelanca me tre ministra.
“2020 nuk ka nisur aspak mbarë në aspektin e situatës kriminale. Trajektorja jonë europiane po devijon drejt asaj turke. Çfarë procedurash janë ndjekur me dënimin e Harun Celik? A ishit në dijeni se atij i kërcënohej jeta në Turqi?”, është shprehur Artur Rroshi.
“Thatë një të pavërtetë se situata me rendin është përkeqësuar. Dëbimi qytetarëve është një praktikë e përditshme nuk merret ministri është veprim administrativ i drejtorisë së kufirit. 2019 larguar mbi 3000 të huaj dhe dëbuar 45 qytetarë të huaj nga territori Shqipërisë.
Ministri Lleshaj ka raportuar, gjatë interperlancës në Kuvend, rreth ekstradimit të shtetasit të huaj, Harun Çeliku, duke thënë se ai nuk ka qenë asnjëherë rezident në Shqipëri. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 13 muaj burgim.
“Harun Çelik është ndaluar në 8 korrik në dalje të kufirit me pasaporte turke ku kishte një vizë kanadeze false. Nuk ka qenë rezident në Shqipëri asnjëherë. Ka hyrë vetëm në këtë datë dhe ka dalë pas disa orësh. I gjetur në kushtet e shkeljes së ligjit është dënuar nga Gjykata e Tiranës dhe është deklaruar fajtor, për veprën penale “falsifikimin e letërnjoftim, pasaportave” dhe është dënuar me 13 muaj burgim. Më pas, i është bërë ulja e dënimit me 1/3 me 8 muaj e 20 burgim. Harun Çelik ka përfunduar dënimin më 01.01 2020″.
“I huaji ka hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Shqipërisë. Gjykata ka nxjerrë urdhrin e dëbimit. Qytetari në fjalë nuk ka aplikuar asnjëherë për azil në Rep. e Shqipërisë. Ai është përgjigjur se nuk ka kërkuar azil dhe në momentin e dëbimit qytetari nuk ka ngritur pretendime dhe ka nënshkruar urdhrin e dëbimit”, tha ministri Lleshaj.
Ndërkohë në Shqipëri jetojnë me leje të rregullt rreth 2000 qytetarë turq.
Fraksion.com