“Forca e Ligjit” zbarkon në Shijak; Verifikim resortit ku u mbajt peng Jan Prenga
“Forca e Ligjit” zbarkon në Shijak, verifikim resortit ku u mbajt peng Jan Prenga.
Sot ka nisur punën në terren operacioni “Forca e Ligjit”. Oficerët e OPL kanë zbarukur në Shijak, në restortin “Golden”, ku u mbajt peng 49-vjeçari Jan Prenga.
Raportohet se nga ana e policisë janë kërkuar që të kryhen verifikimit dhe të justifikohet pasuria e familjarëve të Altin Hajrit, i cili është edhe pronari i resortit.
Në rast se nuk plotësohet formulari dhe dokumentacioni i parashikuar, do të bëhet sekuestrimi i pasurisë nga ana e Prokurorisë. Për 15 ditë SPAK do të kryejë hetimet në lidhje me këtë pasuri.
Pas hetimeve do të jetë gjykata që do të vendosë për konfiskimin e kësaj pasurie që është sekuestruar.
Janë 250 subjekte që pritet t’i nënshtrohen hetimeve dhe verifikimeve, në zbatim të paketës anti-KÇK.
Fraksion.com