Basha: Rama gënjen sa herë që hap gojën
Replika në distancë mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama sa i takon paketës Anti KÇK. Ndërsa kreu i qeverisë reagoi ndaj qëndrimit të PD, e cila e konsideroi atë asgjë më shumë se propagandë e qeverisë, kreu i ekzekutivit u shpreh se PD krimin e ka mjet politik kundër qeverisë.
“Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta. I rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë. Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij.”-shkruan Basha.
Rama ka frikë nga hija e vet.Është tmerruar nga ligjet e veta.I rrethuar nga kriminelë e mafiozë,ai vazhdon ti mbrojë ata me gjithçka ka në dorë.Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën; pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 3, 2020
Fraksion.com