“Anti-KÇK”; Rama: PD e ka krimin mjet politik kundër qeverisë, e kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij
Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me deklaratat e Partisë Demokratike për kushtetueshmërinë e paketës “Anti KÇK”.
Kreu i qeverisë u shpreh se kjo nuk është surprizë, por as nuk kanë parë gjë akoma.
“PD vë në dyshim kushtetutshmërinë e paketës “Anti KÇK? Asnjë surprizë! As kanë parë gjë akoma, por as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre!Përkundrazi!E kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij”, – tha Rama.
Fraksion.com