AktualitetBota+Të fundit

Shkon në 213 numri i të vdekurve ng koronavirusi

Shtohen  rastet e atyre që kanë humbur jetën nga koronavirus në Kinë.
Sipas raportimeve të fundit numri i viktimave nga virusi ka shkuar në 213 persona.
Gjithashtu është rritur edhe numri i të prekurve ku deri në këto momente numërohen 9700 të prekur në mbarë botën.
Janë 20 vende jashtë Kinës që kanë raportuar se kanë shtetas të prekur me Koronavirus.

Në Wuhan ku edhe shpërthei virusi numërohen 204 të vdekur, ndërsa 42 persona të vdekur janë në Hubei.

Ndërkohë mbrëmë nga shpërthimi i koronavirusit të ri është shpalllur emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Arsyeja kryesore e kësaj shpalljeje nuk është për shkak të asaj që po ndodh në Kinë, por në vendet tjera”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Shqetësim kryesor tani është shpërndarja e virusit në shtetet me sistem të dobët shëndetësor.

Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë thënë se 98 persona janë prekur nga ky virus në 18 shtete të botës, mirëpo nuk është raportuar për viktima.

Shumica e rasteve kanë qenë persona që nga udhëtuar nga qyteti kinez, Vuhan, ku ka shpërthyer virusi.

Koronavirusi është një familje e gjerë virusesh.

Koronavirusi mund të shkaktojë sëmundje nga ftohja e zakonshme deri te Sars-i.

Sars – sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes – ka shkaktuar vdekjen e mbi 700 njerëzve në botë gjatë shpërthimit të tij më 2002-3.

 

Fraksion.com