AktualitetRajoniTë fundit

Rrahu gruan për tre ditë me radhë deri në vdekje; 54-vjeçari: Më tradhtonte me shumë burra

Rosaria Garofalo, 54 vjeçe, u vra në shtëpi nga burri i saj në Mazara del Vallo (Trapani, Itali). Burri, i cili e rrahu atë deri në vdekje, u arrestua menjëherë nga policia.

Bashkëshorti i saj Vincenzo Fasillo, 53 vjeç, menjëherë u dërgua në komisariat dhe prokurori urdhëroi që ai të arrestohej për vrasje.

Vincenzo Frasillo, i papunë, sipas asaj që u konstatua nga agjentët e stacionit policor Mazara del Vallo, dyshohet se e rrahu gruan e tij për tre ditë, derisa vdiq. Policët ndërhynë të mërkurën në mbrëmje në shtëpinë e dy bashkëshortëve, të martuar prej tridhjetë vitesh, pasi burri kishte thirrur 118, duke raportuar vdekjen e gruas së tij.

Gruaja u gjet e shtrirë në shtrat, me trupin e saj të mbushur me mavijosje dhe shenja të rënda rrahjesh. Hetuesit sqaruan se plagët janë të shumta dhe mbulojnë çdo pjesë të trupit. Pastaj ata zbuluan se kishte gjurmë gjaku në kuzhinë, në dhomën e ndenjes dhe në banjë./tch

 

Fraksion.com