AktualitetTë fundit

Pengmarrja dhe vrasja; Gjykata lë në burg 5 të arrestuarit për Jan Prengën

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 personat e arrestuar në lidhje me pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

Gjyqtari që shqyrtoi kërkesën është Sokol Tona, ndërsa të arrestuarit përfaqësoheshin nga avokatë të zgjedhur vetë.

Gjykata dha masën “arrest me burg” për Leonard Hajri 36 vjeç, (i dënuar më parë), Bajram Hajri 64 vjeç,  Elton Hajri 32 vjeç, Festim Bexhdili  30 vjeç dhe Olsi Turja 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak.

Këta persona akuzohen për “Rrëmbim ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, si dhe Festim Bexhdili, që u arrestua në Kavajë, akuzohet për fshehje dhe asgjësim të trupit të pajetë të Prengës, i cili e ka groposur.

Avokati i një prej të arrestuarve, Elton Hajrit, tha se të pandehurit kanë mohuar akuzat e prokurorisë.

 

Fraksion.com