Life StyleTë fundit

Meghan Markle dhe Harry; Arsyet e vërteta të ndarjes nga Familja Mbretërore

E ka thënë këtë, në një intervistë të kohëve të fundit në programin Today të BBC Radio 4, etologia Jane Goodall, e përmendur nga Lady Markle në numrin e Vogue UK, numër në të cilin ishte e ftuar si Redaktore e nderuar (dhe të cilin ia kushtoi grave frymëzuese).

Shkencëtarja 85-vjeçare theksoi se zgjedhja e çiftit nuk e befasoi aspak dhe se, sipas mendimit të saj, Harry gjithmonë është ndier i kufizuar gjatë ekzistencës së tij. Për këtë arsye, sipas mendimit të saj, vëllai 35-vjeçar i Uilliamit ka menduar që ta rrisë djalin e tij larg nga pompoziteti që karakterizon Oborrin.

Duke pranuar që nuk i ka ndjekur së afërmi zhvillimet mbi këtë çështje, Jane Goodall zbuloi se kjo temë u diskutua gjithashtu vitin e kaluar gjatë vizitës në Frogmore Cottage. Pikërisht me këtë rast Harry saktësoi që ai dhe Meghan do të kenë maksimumi dy fëmijë, zgjedhje që sipas mendimit të tyre është e dobishme për të ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit mjedisor.

Gjatë bisedës në mikrofonat e Today, etologia londineze kujtoi me kënaqësi momentet e kaluara me çiftin e Sussex, duke e quajtur Harryn “një person të mrekullueshëm”. Goodall, e njohur më së miri për kërkimet e saj mbi jetën shoqërore të shimpanzeve, dha detaje të tjera zbavitëse, duke sqaruar se përkundër gatishmërisë së Meghan për ta intervistuar, Harry këmbënguli që t’i bënte ai pyetjet.

Nuk ka kaluar as një muaj që nga vendimi i Harry dhe Meghan për t’u larguar dhe hequr dorë nga statusi i anëtarëve të Familjes Mbretërore dhe hipotezat mbi arsyen e kësaj zgjedhje janë të shumta. Daily Mail madje flet për një “largim” të planifikuar nga Markle, para dasmës me Harryn në maj 2018.

Tani, shtëpisë luksoze me pamje nga oqeani, të cilës çifti i ka vënë syrin, në qendër të vëmendjes është intervista që, sipas tabloidit Daily Mail, Lady Markle së shpejti duhet ta japë tek prezantuesja e famshme e televizionit, Ellen DeGeneres.

 

Fraksion.com