AktualitetKosovaTë fundit

Mbledhje urgjente e LDK-së pas caktimit të seancës për votimin e qeverisë

Zhvillime të reja kanë ardhur pas caktimit të 3 shkurtit si datë kur do të mbahet seanca e Kuvendit për votimin e qeverisë së re.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa aktualisht ka mbledhur Kryesinë e partisë së tij.

Në takim janë parë duke hyrë figurat politike të partisë si Vjosa Osmani, Arben Gashi, Avdullah Hoti, Ismet Beqiri e Haxhi Avdyli.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për situatën e fundit të krijuar me caktimin e datës së seancës ku edhe do të votohet qeveria e re.

Seanca është caktuar për të hënën në ora 11:00, derisa nuk është bërë e ditur nëse do të ketë takim të liderëve sot ose gjatë wikendit.

 

Fraksion.com