AktualitetBota+Të fundit

Lot dhe brohoritje; Britania bëhet gati për Brexit-in

Pas tre vjet e gjysmë bisedimesh të vështira dhe kaosi politik që detyruan dorëheqjen e dy kryeministrave, Britania do të largohet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian në orën 23:00 të premten. Përkrahësit pro-Brexit po planifikojnë festime në Londrën qëndrore dhe në të gjithë vendin, ndërsa marshimet pro-BE gjithashtu priten në kryeqytet.

Anëtarët e Parlamentit Evropian bashkuan duart për të kënduar “Old Leng Zain” në fund të seancës të mërkurën në Bruksel, një lamtumirë miqësore me 73 homologët e tyre britanikë, pasi votuan kushtet e largimit të Britanisë nga BE në bazë të Marrëveshjes së Tërheqjes.

Sipas një raporti të Korporatës RAND pasiguria e vazhdueshme gjatë këtyre negociatave do t’i kushtojë Britanisë 5.5 miliardë dollarë në Prodhimin e Brendshëm Bruto të humbur vetëm këtë vit, , dhe 13.8 miliardë dollarë nëse negociatat vazhdojnë deri në 2025.

Boris Johnson, i cili diskutoi një marrëveshje të ardhshme tregtare me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo në Londër, ka përjashtuar zgjatjen e negociatave me BE-në përtej fundit të vitit 2020.

 

Fraksion.com