Koronavirusi; Meta: Jemi seriozisht të ekspozuar; Koha për të marrë masa më të rrepta
Presidenti Ilir Meta përmes një prononcimi për mediat bën apel për forcimin e masave për parandalimin e penetrimit të koronavirusit Ëuhan në Shqipëri.
Ai tha se “rastet në Itali dhe një rast në një vend tjetër fqinj e tregojnë qartë se jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhet të parandalojmë me cdo kusht dhe mjet depërtimin e virusit në vendin tonë.
“Pas shpalljes së gjendjes së emergjencës nga OBSH, duhen marrë masa më të forta të mundshme, për të parandaluar këtë virus, për të penetruar ne vendin tonë, aq më tepër kur janë konstatuar edhe dy vende në Italinë fqinje.
Mendoj se është koha që të marrim masa më të forta. Shqipëria ka një eksperiencë në raste të tilla, si në rastin e sarsit, por është e rëndësishme të theskohet që çdo nënvlerësim mund të jetë me pasoja kritike.
Mendoj se në rastet në Itali tregojnë se ne jemi seriozisht të ekspozuar, prandaj duhet të parandalojmë me cdo kusht përhapjen tek ne, i kemi të gjitha mundësitë që ta bëjmë këtë gjë si kur parandaluam sarsin. ”, tha Meta.
Fraksion.com