AktualitetBota+Të fundit

Koronavirusi; Gjermania konfirmon rastin e 5; Dy raste në Britani

Gjermania ka konfirmuar rastin e saj të pestë të koronavirusit, në shtetin jugor të Bavarisë, sipas një deklarate të Ministrisë së Shëndetit bavarez të enjten.

Pacienti mashkull është i punësuar në të njëjtin vend pune si katër personat e tjerë që kontraktuan virusin nga një bashkëpuntor që vinte nga Kina.

Rreth 110 persona që ishin në kontakt të ngushtë me të gjithë pacientët e infektuar ende po testohen për koronavirusin e ri.

Ndërkohë 2 persona në Angli janë diagnostikuar me koronavirusin.

Pacientët janë anëtarë të së njëjtës familje dhe janë të parët anglezë që diagnostikohen me të në tokën britanike.

Infeksioni e bën Anglinë vendin e 23-të ose territorin jashtë Kinës për të deklaruar se infeksioni është përhapur atje.

Departamenti i Shëndetësisë tha se nuk do të zbulojë detaje se kush janë pacientët.

 

Fraksion.com