Korçarët presin pemët e mollëve; Nuk u shitet prodhimi
Tashmë është problemi i njohur mungesa e tregut për shitjen e mollëve në rrethin e Korçës e cila ka rënduar situatën e e fermerëve.
Por problemi i shitjes të mollëve është po aq i njohur edhe për zonën e Devollit.
Fermerët e zhgënjyer vit pas viti nga mollët e mbetura stok të cilat nuk shiten dhe hidhen çdo sezon, kanë nisur t’i presin pemët e tyre ndërsa tregojnë se përballen jo vetëm me një dëm financiar të konsiderueshëm por mbeten edhe përballë një situate të pazgjidhur në vazhdimësi.
Por më tej rrafshimi i pemëtoreve duket se po shkakton një efekt domino pasi fermerët po i presin pemët njëri pas tjetrit.
10% e pemëtoreve janë prerë deri tani ndërsa gjatë muajve në vazhdim kjo shifër pritet të rritet dhe më shumë.
Fraksion.com