AktualitetTë fundit

KLP emëron prokuroren Doloreza Musabelliu në SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot me shumicë votash emërimin e prokurores Doloreza Musabelliu në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK për një mandat 9-vjeçar.

KLP, njofton se vendimi do të niset direkt në Presidencë ku prokurorja Musabelliu do të bëjë betimin mesditen e sotme.

Doloreza Musabelliu, është prokurorja e re dhe e 11-ta që i bashkohet skuadrës së SPAK, përfshirë këtu edhe dy prokurorët e komanduar Dritan Prenci dhe Vladimir Mara.

Musabelliu e ka kaluar me sukses procesin e Vetingut. Ajo ka kryer Shkollën e Magjistraturës në vitet 2002-2005 dhe është emëruar më pas prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ajo e ushtron funksionin në këtë prokurori prej 14 vitesh.

 

Fraksion.com