Life StyleTë fundit

“Fillova të dridhesha dhe të qaja”, si reaguan prindërit e Demi Lovato-s kur këngëtarja i tha se tërhiqet edhe nga femrat?

Këngëtarja Demi Lovato është kthyer prej disa kohësh në kryefjalën e mediave për shkak të problemeve në jetën personale dhe varësisë ndaj drogës, që i rrezikuan jetën në vitin 2018.

Ajo performoi për herë të parë pas kësaj periudhe të vështirë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Grammy.

E mbytur nga emocionet dhe lotët, këngëtarja ndërpreu performancën për ta vijuar sërish duke qarë, moment i cili na preku të gjithëve.

Demi duket se e ka lënë pas këtë periudhë të errët dhe po i rikthehet punës, ndërkohë që ka marrë pjesë edhe në disa intervista.

Së fundmi, këngëtarja ishte e ftuar në Radio Andy në Sirius XM, ku foli hapur për seksualitetin e saj.

Demi tregoi se është ende në proces e sipër për të njohur veten dhe madje i ka treguar prindërve se tërhiqet edhe nga femrat.

Këtë, ajo ia rrëfeu për herë të parë atyre në vitin 2017.

“Ishte një moment me shumë emocional, por shumë i bukur. Pasi u rrëfeva, fillova të dridhesha dhe të qaja. U mbusha me emocione. Babai reagoi sikur të ishte diçka e natyrshme. Për mamanë isha në gjemba, por ajo më tha që dëshiron që unë të jem e lumtur. Jam shumë mirënjohëse.”- ke treguar këngëtarja.

Fraksion.com