“Urdhëruan rrëmbimin e Jak Prengës”; RENEA e FNSH arrestime në Shkodër
Disa persona janë shoqëruar gjatë aksionit policor në Shkodër, për kapjen e 3 urdhëruesve të pengmarrjes së Jak Prengës, i cili pasi u rrëmbye u vra.
Ndërkohë, nuk dihet nëse këta persona janë shoqëruar si të dyshuar për përfshirje në ngjarjen kriminale, apo si persona që kanë pasur dijeni për çështjen në fjalë.
Në këtë operacion që nisi që në orët e para të mëngjesit, për kapjen e shtetasve M.B., G.D., dhe K.G., marrin pjesë dhe forcat RENEA.
Ndërkohë, në kërkim është shpallur edhe shtetasi me iniciale D.R. nga Vlora.
Deri më tani janë arrestuar 5 persona në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit, i cili u mor peng në 17 janar të këtij viti në Kamëz.
Ka dyshime të forta që trupi i pajetë i 49-vjeçarit mund të jetë groposur në territorin e Shijakut, ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.
Fraksion.com