AktualitetPolitikëTë fundit

Shtyrja e ligjit antishpifje; Meta: Përshëndes vendimin pozitiv dhe të përgjegjshëm të Kuvendit

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për shtyrjen e votimit të projektligjit për mediet audiovizive.

Meta shprehet se “përshëndes vendimin pozitiv dhe të përgjegjshëm të Kuvendit për t’u tërhequr nga votimi i paketës së ashtuquajtur ‘antishpifje’”.

“Reflektimi i sotëm i shërben një qëllimi më të madh të përbashkët që është mbrojtja e të drejtave kushtetuese të të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe njëkohësisht garantimit të standardeve demokratike dhe europiane”, shprehet ai.

Kuvendi vendosi sot shtyrjen e votimit deri në marrjen e opinionit të Komisionit të Venecias me 21-22 mars në lidhje me ligjin për mediet audiovizive.

 

Fraksion.com