AktualitetTë fundit

Ndalohen 9 turistë kinezë në pikën kufitare të Hanit të Hotit; Kontrollohen për kontravirusin

Një furgon me 9 pasagjerë nga Kina janë ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit për të bërë testet e koronavirusit.

Ata kishin udhëtuar nga Kina drejt Malit të Zi e më pas në Shqipëri për të vizituar Shkodrën. Pas kontrolleve, të gjithë rezultuan negativë ndaj virusit vdekjeprurës dhe u lanë të lirë.

Njëri prej tyre u shpreh optimistë se do zgjidhet mënyra për të vrarë virusin që po merr qindra jetë e ka infektuar mijëra të tjerë në shumë shtete të botës.

“Kemi disa orë këtu. Ne kemi ardhur nga Kina dhe është hera jonë e parë që vijmë në Shqipëri dhe po shkojmë ta eksplorojmë Shqipërinë. Kam shëtitur 9 shtete në botë deri më tani. Kam ardhur këtu me familjen time dhe shoqërinë time nga Kina. Çdo gjë do bëhet më mirë nesër dhe çdo gjë do kalojë dhe ne do e gjejmë një mënyrë që ta vrasim virusin”, tha turisti për ‘Report’.

Pas kontrolleve, turistët kinezë morën pasaportat dhe vijuan rrugëtimin e tyre drejt qytetit të Shkodrës për t’u rikthyer pas pak orësh sërish në Malin e Zi.

Mjeku Ardian Këlliçi që mbulon zonën e Kelmendit që përfshin pikën kufitare të Hanit të Hotit u shpreh se turistët nuk kishin asnjë shenjë, prandaj mund të vazhdonin vizitën e tyre.

 

Fraksion.com