AktualitetTë fundit

“Mos udhëtoni nëse keni temperaturë apo kollë”, Autoriteti i Aviacionit Civil thirrje shqiptarëve

Në lidhje me frikën e prekjes nga coronavirusi reagoi sot edhe Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror në Shqipëri.

Autoriteti i Aviacionit Civil u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos udhëtojnë nëse kanë temperaturë apo kollë.

Qytetarët duhet të mbrojnë veten dhe të tjerët duke shmangur kontaktet e afërta me ata që kanë temperaturë dhe /ose kollë.

Gjithashtu këshillohet të lani duart sa më shpesh, mos prekni sytë, hundën apo gojën. Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini.

Nëse sëmureni në udhëtim, informoni menjëherë ekuipazhin e avionit dhe merrni ndihmë mjekësore.

 

Fraksion.com