“Mos e merr barrën e problemeve të kësaj dynjaje mbi vete…”; Rama përcjell fjalët e shenjta të Talmudit
“Mos e merr barrën e problemeve të kësaj dynjaje mbi vete. Por as mos e injoro atë. Vepro drejt sot. Ec modestisht . Nuk do i zgjidhësh ti të gjitha, po nuk të lejohet as që të mos provosh ti zgjidhësh”, tha sot Kryeministri Edi Rama duke përcjellë të tjera fjalë të shenjta në mesazhin e tij.
Ishin këto fjalë të shenjta nga Talmudi, libri i mençurisë tradicionale hebraike, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Shenjta”.
Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Fraksion.com