Manastirliu priti 191 infermierët; U punësuan me portalin “Infermierë për Shqipërinë”
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka pritur në një takim 191 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike të punësuar gjatë muajve Dhjetor-Janar, nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë”.
“Plotësojmë 100% nevojat e shërbimit publik me infermierë, të cilët sot përzgjidhen vetëm falë meritës së tyre me portalin ‘Infermierë për Shqipërinë’ – tha Manastirliu gjatë takimit me infermierët e punësuar gjatë dy muajve të fundit.
Manastirliu deklaroi se portali është rihapur, pasi ka një dinamikë shumë të madhe në sistemin shëndetësor sa i përket krijimit të vendeve vakante dhe ftoi të gjithë profesionistët e shkencave teknike mjekësore të bëhen pjesë e testimit, për t’u punësuar në mënyrë transparente.
“Pavarësisht se portali ka një listë pritje rreth 1 mijë profesionistë është hapur përsëri dhe deri në datën 5 Shkurt për aplikuesit e rinj në profesionet shkencave mjekësore teknike, për t’iu dhënë mundësi të gjithë atyre që duan të përmirësojmë rezultatet, të konkurrojnë përsëri si dhe për t’i dhënë mundësi kujtdo që do të bëhet pjesë e sistemit publik, të konkurrojë në portal”, tha Manastirliu.
Nga fillimi i portalit “Infermierë për Shqipërinë” 2 vite më parë, janë punësuar me meritë dhe transparencë mbi 2200 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike në sistemin shëndetësor publik.
Fraksion.com