Conte: Integrim sa më të shpejtë të Shqipërisë dhe MV në BE
Ekziston një vullnet i përbashkët për të punuar së bashku për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, deklaroi kryeministri italian, Giuseppe Conte, pas takimit me homologun e tij bullgar, Bojko Borisov.
“Jemi të bindur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të integrohen sa më shpejt që të jetë e mundur në Europë”, deklaroi Conte.
“Unë shpreh vlerësimin tim të sinqertë për rolin vendimtar të Bullgarisë në promovimin e procesit të zgjerimit”, deklaroi Conte.
“Angazhimi bullgar është i dukshëm, ai shkon në drejtim të prosperitetit më të madh në Ballkan”, shtoi ai.
Fraksion.com