Basha në Sukth: Me 10 milionë euro sistemohen të gjithë familjet e goditura
Kreu i PD Lulzim Basha ishte sot në Sukth ku u takua me banorët e prekur nga tërmeti.
Banorët i thanë z Basha se autoritetet i kanë nxitur të hyjnë në pallatë të pasigurta, për të cilat akoma nuk ka vlerësim për sigurinë e tyre.
Kreu i opozitës deklaroi nga ana e tij se për të mbrojtur milionat e oligarkëve, qeveria e Edi Ramës ka vënë në rrezik jetën e mijëra familjeve të lënë në me stë katër rrugëve.
“Vlerësim dëmesh nuk ka. Bonus qeraje shumica thotë se nuk kemi marrë. Më e keqja, më e tmerrshmja është kthimi i tyre në shtëpi. Larg qoftë, po ndodhi një tërmet i fortë, përsëritet Thumana. Ky është krim shtetëror. Ata e humbën jetën prej shtetit, sepse u futën në pallate të dëmtuara, pasi shteti nuk u kujdes për ta. Kam ardhur t’ju them se kjo është situatë kriminale dhe nuk duhet ta pranojmë, dhe nuk duhet ta pranoni as ju më. Kjo neglizhencë ka vetëm një emër, korrupsion. Gjithçka lidhet me korrupsionin, sepse po t’i merrnin paratë e oligarkëve nuk kishin nevojë të prisnin as për donacione, as për konferencë donatorësh. Po të mërrnin ato 10 milionë euro në muaj që ua japin oligarkëve, do të kishin sistemuar të gjithë familjet e goditura”, tha Basha.
Fraksion.com