Life StyleTë fundit

“As unë nuk i dua hiç brekët”; Batutat më pikante të Ramës në filmin e Ermal Mamaqit

Mbrëmjen e djeshme ishte premiera e filmit të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”. Ashtu si dihet tanimë edhe kryeministri është në kastën e aktorëve.

Pas videos së parë, ku kreu i shtetit dëgjohej duke përdorur fjalët “S’ka bir none dhe k*rve”, teksa ndërpriste dasmën e nipit të tij, pamje të tjera janë publikuar. Rama, në rolin e dajës, i del në mbrojtje nipit, që luhet nga Ermali ku thotë: “Dy duar për një kokë dhe secili kokën e vet”.

Por ai përballet me babain e nuses, Bruno Shllaku, i cili i afrohet duke i thënë: “Po ku ishe mor burrë, jepma dorën. Ti qenke burrë, jo si ky krushku im që s’ka qejf me mbajt kurrë pantallonat vesh”.

Por kryeministri i kthehet duke thënë se edhe atij nuk i pëlqejnë brekët. “Me thënë të drejtën edhe unë nuk i dua hiç brekët”, tha ai.

 

Fraksion.com